E ardhmja e Xherdan
Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Futbollisti 22-vjeçar i cili në
merkaton e verës pati shumë oferta por që nuk u lejua nga drejtuesit e Bayern Munchen të largohej, edhe në sezonin e ri po gjen shumë pak hapësira në formacionin e kampionëve e Gjermanisë.
Ky fakt të bën të mendosh se rrugët mes
Shaqirit dhe Bayernit mund të ndahen në
merkaton e Janarit, madje ta bëjë realitet dicka të tillë ish lojtarit të Baselit ia ka këshilluar edhe ish trajneri i kombëtares zvicerane të futbollit gjermani Otmar
Hitzfeld.
65-vjeçari në një intervistë për të përditshmen gjermane "Bild" ka theksuar se për Shaqirin qëndrimi te Bayerni nuk është dicka pozitive pasi për moshën e re që ai ka duhet të jetë pjesë e një klubi në të cilin mund të aktivizohet
rregullisht. Xherdani ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe në
merkaton e Janarit duhet të huazohet në ndonjë skuadër tjetër u shpreh
Hitzfeld për gazetën prestigjioze gjermane.
Kjo këshillë e ish trajnerit të tij në kombëtare duhet marrë padyshim në konsideratë nga djaloshi i lindur në Gjilan nëse ky i fundit pretendon që në një të ardhme të afërt të shndërrohet në një nga futbollistët më të mirë të Botës, pasi në moshën 22-vjeçare parësore për një lojtar është të luajë
rregullisht dhe jo të jetë pjesë e një klubi me emër të madh.
Ofertat për Shaqirin nuk mungojnë madje nga Italia bëjnë me dije se Juventusi po këmbengul për të patur sulmuesin e krahut. Megjithatë bardhezinjtë edhe pse do të tentojnë sërish për të marrë shërbimet e
Shaqirit nuk do ta bëjnë dicka të tillë përpara merkatos së verës pasi më parë duhet të zgjidhin edhe cështjen Vidal.
Ekipe të tjera të interesuara për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares helvete janë edhe Interi dhe Atletico Madrid, madje zikaltërit janë të gatshëm ta afrojnë në skuadër në formë huazimi. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014,
ora 14:35