Hitzfeld "shkurorëzon" Messin: Ja kush e fiton "Topin e Artë" (FOTO LAJM)

Thomas Muller - Bayern Munchen
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Otmar Hitzfeld beson se njëri nga tre lojtarët e Bayern Munchen ose Borussia Dortmund mund të fitojë "Topin e Artë", duke e zbritur nga froni Lionel Messin. Këtë përfundim trajneri i Zvicrës e bazon në paraqitjen mbresëlënëse në Champions League, këtë sezon. Ky çmim prestigjioz individual në futbollin europian ka qenë i dominuar nga ylli argjentinas i Barcelonës, por trajneri gjerman ndjen se lojtarë të tillë si Robert Lewandowski, Mario Gitze dhe Thomas Muller mund të ulë nga froni yllin e Barcelonës këtë vit.

"Një nga këta lojtarë të Bayernit apo Dortmundit ka një shans të madh për të fituar "Topin e Artë". Finalja e Champions-it do të jetë një moment i rëndësishëm. Thomas Muller në veçanti më ka impresionuar shumë këtë sezon. Ai ka zhvilluar jashtëzakonisht një sezon të mirë. Dhe natyrisht, Robert Lewandowski. Gotze, po ashtu, është tashmë një lojtar i klasit botëror. Transferimi te bavarezët këtë verë vetëm do ta motivojnë atë. Për ta filluar eksperiencën e re në Mynih do të jetë edhe më e lehtë nëse mbërrin atje si fitues i Champions League", tha për gjermanen "Kicker" ish tekniku i Borussias dhe Bayern.

Drejtori Sportiv i Bayern Munchen, Matthias Sammer, ishte lojtari i fundit nga Bundesliga që e ka fituar "Topin e Artë" në vitin 1996, pasi shpërthimit me Borussia Dortmund dhe kombëtaren e Gjermanisë. /albeu.com/



Shtuar më 10/05/2013, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet