Shkëlqeu me Atalantën, Gjimshiti në formacionin e javës në Serinë A (FOTO LAJM)

Pëlqej
Atalanta mundi bindshëm Frosinonen fundjavën që shkoi me rezultatin 0-5 në transfertë. Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha ishin titullar në takimin e javës së 20-të në Serinë A, duke bërë paraqitje dinjitoze me ekipin e drejtuar nga trajneri Gasperini.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u bë protagonist në minutën e 47-të të takimit. Një sprint i bukur i futbollistit kuqezi bëri që të kalonte dy futbollistë të skuadrës së Frosionones dhe të afrohej në zonën kundërshtare.

Në këtë moment Gjimshiti asiston për Zapatën i cili shënon golin e tretë për Atalantën në atë takim. Për këtë arsye Berat Gjimshiti është përzgjedhur në formacionin e javës. Është "Who Scored.com" që e vendos Gjimshitin mes 11-shes më të mirë të javës në Serinë A.

Veç Gjimshitit, në formacionin e javës është dhe Donnarumma në portë, Malcuit, Macini dhe Crisclto në mbrojte, Suso, Can Bakayoko dhe Murlel në mesfushë ndërsa Zapata dhe Dybala në vijën e parë të sulmit.
Shtuar më 23/01/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori