Hleb: Bjellorusia do ta mposhtë Anglinë nëse luaj unë
Albeu.com
Ish-mesfushori i Arsenalit, Alexandr Hleb, pritet që të jetë pjesë e ekipit bjellorus që nesër do të ndeshet me kombëtaren angleze, edhe përkundër asaj që Barcelona kërkon që ai të heqë dorë nga kjo.“Është e dukshme se kisha shumë të dëshirë të luaj në ndeshjen me Anglinë. Për ne kjo është një përballje shumë e rëndësishme. Diçka më thotë se do të bëjmë diçka historike për futbollin në Bjellorusi. Shërimi im po kalon shumë më shpejt se që është pritur”, thotë Hleb.

“Nëse unë do të zbres në fushë do të luftojmë për fitore, nëse jo, do të jetë barazim. Mund t’i fitojmë tri pikë nëse lëvizim shpejt. Nuk duhet t’i lëmë hapësirë Anglisë. Nuk guxojmë të ketë vrima në mbrojtjen tonë. Duhet ta fitojmë topin para tyre”, ka shtuar lojtari i i Barcelonës.
Shtuar më 14/10/2008, ora 16:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori