Kanë kaluar 12 ditë që kur Ronaldinho është ndaluar në
Paraguai për hyrjen me pasaportë false në këtë vend.
Derisa hetimi po vazhdon, ish më i miri i botës po qëndron në një
burg në
Paraguai.
Me kalimin e ditëve, më shumë detaje nga jeta e
Ronaldinhos në
burg janë duke u zbuluar.
Është ESPN që raporton për një
hobi të befasishëm të
Ronaldinhos në
burg. Braziliani shpesh është duke frekuentuar një zdrukthtari, ku punojnë me dru.
Ky
hobi duket se po e ndihmon Ronaldinhon të mbajë mendjen më të qetë, në këto ditë të vështira në
burg.
Shtuar më 18/03/2020,
ora 12:18