Hoeness: Guardiola kërkoi edhe Neymar
Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munchen, ka treguar për "Sport Bild" se Pep Guardiola i kishte kërkuar blerjen e Neymar, blerja e fundit e Barcelonës. Ai sqaroi se klubi zgjodhi të mos rrezikonte duke marrë parasysh se shumë të rinj brazilianë kanë dështuar kur kalojnë nga kampionati i vendit të tyre direkt në Bundesligën gjermane.

"Guardiola donte të blinte një futbollist të ri brazilian, por ne e këshilluam që të hiqte dorë pasi e dimë që brazilianët e kanë të vështirë të ambientohen me klimën dhe kulturën e Gjermanisë. Gjithashtu, kur ky futbollist kushton mbi 30 milionë euro është e vështirë", deklaroi Hoeness. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori