Bayern Munichu ka tri ndeshje pa fitore dhe Uli
Hoeness beson se Niko
Kovac po rrezikon që të shkarkohet. Politika e rotacionit nga
Kovac bashkë me rezultatet jo të mira kanë bërë që kroati ta gjejë veten nën presion të vazhdueshëm.
Ndërsa në lidhje me këto Hënes tha që në fund të fundit Kovaç vendos
kokën e tij në
rrezik.
“Ka pasur shumë rotacione dhe që prej asaj kohe, gjithçka ka shkuar keq, por nuk mendoj se është dramatike. Është në dorën e trajnerit. Në fund, ai po e vë
kokën e vet në
rrezik për këtë. Ritmi është humbur në ndeshjen me Augsburgun dhe 20 minutat e para kontribuan që të mos hymë në lojë. Për momentin kemi disa probleme, por ajo është normale. Nuk e kuptoj perceptimin publik. 10 ditë u tha se pjesa tjetër e Bundesligas po lufton për vendin e dytë dhe tash gjithçka është thyer?”, deklaroi
Hoeness.
Shtuar më 04/10/2018,
ora 17:45