Hoeness nis "jetën" e re në burg
Uli Hoeness fillon numërimin mbrapsht. Ish presidenti i Bayern-it të Mynihut hyri në burgun e Landsbergut, 70 kilometra në perëndim të Mynihut ku filloi të shlyejë dënimin prej 3 vitesh e gjysmë për evazion fiskal. Ish drejtuesi 62 vjeçar, një nga përgjegjësit për shkëlqimin sportiv dhe ekonomik të Bayernit, u dënua nga drejtësia marsin e kaluar pasi pikërisht Hoeness kishte prezantuar një autodenoncim duke pranuar se kishte fshehur kapitale.

Prokurori Achim von Engel, kishte kërkuar pesë vite e gjysmë burg për mungesën e pagesës së taksave për 27.2 milionë euro.

Mbrojtësit ligjorë të Hoenes i bënë thirrje mëshirës së gjykatës duke kujtuar se numri një i Bayern-it ishte prezantuar vetë në janar duke pranuar përgjegjësitë e tij, por gjykatësi Rubert Heindl përdori dorën e rëndë.


Sipas prokurorëve, rrëfimi i Hoeness kishte ardhur vetëm e vetëm pasi krimi i tij i evazionit si dhe sasia e shumës që i detyrohej organeve fiskale ishin gati që të zbuloheshin krejtësisht nga hetimet e nisura. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori