Hoffenheim dhe M'Gladbach interesohen për Canën
Pas interesimit të Wolfsburgut vitin e kaluar tani në dyert e Lazios për të transferuar Lorik Canën kanë trokitur Hoffenheim dhe Borussia Myenchengladbach.

Sipas mediave italiane, të dy klubet e Bundesligës kërkojnë ta bëjnë të tyrin sa më shpejt kapitenin e Shqipërisë.

Nëse njëri prej këtyre transferimeve realizohet, atëherë Cana do të kompletjë paradën e prestigjit nëpër kampionatet më të forta të Europës pas eksperiencave të mëparshme në Francë, Premier League, e Turqi dhe Seria A.

Mediat shkruajnë se i interesuar ka qenë edhe Stuttgarti por kjo varet nëse do të arrij të qëndorojë në Bundesliga ose jo.

Përveç Bundesligës, Cana mund të rikthehet edhe në Francë te skuadra e tij e zemrës, Olimpique Marseille. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori