Hola Madrid! Momenti kur Hazard puth bluzen e Real-it (VIDEO)


Eden Hazard është prezantuar para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madrid.

Ai u shpreh shumë i lumtur që më në fund ka realizuar ëndrrën fëmijërore.

Ndër të tjera, ai tha se mezi pret të luajë dhe të fitojë trofe me Real Madridin.

“Kam ëndërruar si fëmijë të luajë për Real Madridin. Mezi pres të fillojë gjithçka dhe të fitojë trofe me Realin”, tha Hazard.

Hazard, me kërkesë të tifozëve, puthi logon para mijërave të pranishëm në “Santiago Bernabeu”.

Derisa ishte në fushë, ai iu drejtua shkurt fansave: “Faleminderit dhe Hola Madrid!”.

Shtuar më 13/06/2019, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori