Holanda befason Van Dijk dhe Wijnaldum pas triumfit në Champions League (VIDEO)
Nuk ka pushim për futbollistët e
Liverpoolit. Shumica prej tyre pas triumit në Champions League ndaj Tottenhamit, janë bashkuar me kombëtaret përkatëse për ndeshjet e
Ligës së
Kombeve.
Holandezët Virgil van Dijk dhe Georgino Wijnaldum janë pritur në mënyrë befasuese nga bashkëlojtarët në hotel.
Dyshja e
Liverpoolit është përgëzuar për suksesin e arritur duke ju bërë një pritje e ngrohtë.
Holanda do të luaj gjysmëfinalen e
Ligës së
Kombeve kundër Anglisë me 6 qershor. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2019,
ora 11:34