Holanda mposht kampionët e botës!
Pëlqej
Holanda është rikthyer dhe këtë mund ta dëshmojnë më së miri kampionët në fuqi të botës, që dolën kokë-ulur nga transferta e Roterdamit, në një takim ku përveç humbjes minimale, vuajtën jashtëzakonisht edhe lojën e vendasve.

“Tulipanët” morën kontrollin e lojës që në fillim dhe e zhvendosën lojën gradualisht në gjysmëfushën franceze, duke gjetur edhe golin e avantazhit në minutën e 44-t, me anë të mesfushorit të Liverpoolit Wijnaldum.

Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, në minutën e fundit shtesë Holanda fitoi një 11-metërsh, të cilën e mori përsipër ta ekzekutojë Memphis Depay. Sulmuesi i Lyon arriti të dërgojë topin në rrjetë për herë të dytë, falë një gjuajtje “alla-Panenka”, që mposhti portierin Lloris. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori