Holanda prezanton stafin e ri teknik
Pëlqej
Ruud van Nistelrooy dhe Danny Blind do të jenë ndihmësit e trajnerit Guus Hiddink në kombëtaren holandeze sipas Federatës së Futbollit të Holandës.

Hiddink u emëruar trajneri i ri i "Tulipanëve" pas përfundimit të Botërorit "Brazil 2014", ku Holanda e drejtuar nga Louis van Gaal zuri vendin e tretë.

"Shkolla holandeze e futbollit është shumë e mirë, por duhet më shumë për t’i mbijetuar konkurrencës", tha Hiddink në prezantimin e tij.

KNVB-ja bëri të ditur se Hiddink do të jetë në krye të kombëtares deri në përfundim të "EURO 2016" e më pas vendin e tij do e zërë Danny Blind. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori