Holandë, Cruyff shpallet i vdekur nga mediat
Pëlqej
Familja e Johan Cruyff dhe vetë legjenda e futbollit hollandez ka kaluar momente të sikletshme kur një prej gazetave më popullore në vend lajmëroi vdekjen e ish-yllit të Ajaxit dhe Barcelonës. Sipas "Volskrant", një prej emrave më të njohur të futbollit botëror, ishte ndarë nga jeta dhe lajmi u përhap në mediat e tjera dhe në rrjetet sociale me holandezët që shprehnin dhimbjen për këtë hidhërim.

Megjithatë, pak minuta më pas, "Volskrant" e ka hequr lajmin e publikuar në faqen e saj në internet, duke bërë që të nisin dyshimet e para.

Interesimit të madh të gazetarëve i është përgjigjur edhe familja që ka bërë të ditur se Cruyff është shëndoshë e mirë dhe e ka quajtur të turpshëm këtë lajm. /albeu.com/



Shtuar më 20/08/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori