Hollandezet fajesojne arbitrin
Albeu.com
Arbitri anglez Howard Webb shpresonte të mos bëhej temë diskutimi pas ndeshjes finale të Botërorit Spanjë - Holandë (1:0), por nuk i shkoi ashtu siç ai mendoi.Webb shpërndau 13 kartonë të verdhë dhe përjashtoi me të kuq mbrojtësin holandez John Heitinga pas dy të verdhëve dhe kjo mund të ketë ndikuar në humbjen 1:0 të Holandës nga Spanja të dielën në finale. Me këtë Web theu edhe rekordin për më së shumti kartonë të ndarë në një finale të Botërorit. Deri më tash finalja e vitit 1986 ndërmjet Argjentinës dhe Gjermanisë Perëndimore ishte ajo me më së shumti kartonë - gjashtë të verdhë.

Para ndeshjes, Webb tha se takim perfekt është ai kur "askush nuk flet për gjyqtarët, por për një ndeshje të bukur futbolli". Por lojtarët holandezë pas takimit iu vërsulën Webbit, sidomos Arjen Robben, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pas protestave ndaj tij.
"Webb është dashur ta përjashtonte nga loja Carles Puyolin dhe të referonte gjuajtje të lirë. Nëse ju luani në finale të botërorit, ju duhet një refer i klasës botërore. Unë nuk e di nëse sot ishte në fushë një refer i klasës botërorë", ka thënë Robben.

Lojtarët holandezë ngulin këmbë se goli i Spanjës erdhi pas gabimit të Webbit, i cili, sipas tyre, nuk i dha Holandës rivënie nga këndi pasi goditjen e Wesley Sneijder nga gjuajtja e lirë e devijoi një lojtar spanjoll.

"Ne nuk e kemi kupën dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu ku jemi. Ju mund ta fajësoni referin, të gjithë e pamë se ishte korner, por vetëm ai (Howard Webb) dhe asistenti i tij nuk e panë", ka thënë portieri holandez, Maarten Stekelenburg.

Webbit iu besua referimi në finale të botërorit "Afrika e Jugut 2010", pasi në tri ndeshjet që kishte referuar më herët në këtë garë ishte vlerësuar lart.
38-vjeçari Webb në Evropianin 2008 u pati dërguar herët në shtëpi pasi bëri disa gabime trashanike në ndeshjet e fazës së grupeve dhe u pati kërcënuar me vdekje nga tifozët polakë.
Shtuar më 13/07/2010, ora 15:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori