Honda, dorëzohet Galliani: Nuk bëjmë dot gjë
Një ditë pas miqësores kundër Manchester City Administratori i Deleguar i Milan Adriano Galliani ka dhënë disa deklarata shumë interesante për "Sky Sport": "Futbollisti që ka më shumë oferta deri tani është Petagna, por nuk e shesim. I kemi rinovuar kontratën deri në vitin 2018 dhe nuk ka asnjë proble. Niang nuk e di nëse është i pashitshëm. Nuk kam folur me Preziosin".


HONDA - "Presidenti i CSKA nuk e shet, nëse vazhdon kështu nuk kemi çfarë të bëjmë".

SILVESTRE - "Në mbrojtje jemi në rregull me ardhjen e Silvestre, një lojtar që e kemi kërkuar edhe vjet para se të merrnim Zapatan. Është një lojtar që na pëlqente në Argjentinë, në Catania po ashtu edhe në Palermo".

CHAMPIONS - "Jam i lumtur për El Shaarawy. Për Championsin nuk jam i shqetësuar sepse mjekët më thonë se të gjithë kanë shpresa për tu rikuperuar". /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2013, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori