Honda "tremb" Milanin: Nuk është opsioni i vetëm
Keisuke Honda paralajmëron Milanin: klubi Milanez nuk është e vetmja mundësi për japonezin në merkaton e Janarit, kohë kur skadon kontrata e tij me CSKA Moskën. Deklarata e 27-vjeçarit vjen pas miqësores së kombëtares së tij me Ganën në Jokohama, e fituar me rezultatin 3-1 nga përfaqësuesja aziatike edhe falë një finalizimi të objektivit kryesor të Milanit në merkato.

"Milani është një mundësi, por jo e vemtja. Kur të vijë moment i duhur, do të marr një vendim", ka thënë japonezi.

Një deklaratë e qartë kjo e futbollistit që është i sigurtë vetëm për një gjë: që në janar nuk do të jetë pjesë e skuadrës moskovite. Edhe pse ishte një ndër futbollistët më të kërkuar në merkaton kuqezi, Honda nuk u transferua në Milano për shak të refuzimit të vazhdueshëm të CSKA-së. Përformancat e tij me kombëtaren, ku po shfaqet gjithmonë vendimtar, e përforcojnë edhe më shumë bindjen e drejtuesve të Milanit për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre.

Fillimisht drejtuesit e CSKA-së dhe më pas vetë futbollisti po e vënë në dyshim transferimin në Serie A, edhe pse në kampin kuqezi janë të sigurtë që në fillim të 2014 japonezi do të vihet në dispozicion të Allegrit.

Ndoshta raportet janë krisur edhe për shkak të afrimit të Ricardo Kaka, prania e të cilit tek Milani, redukton hapësirat e Hondës si trekuartist. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2013, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori