Horner: Nuk do ketë urdhëra nga skuderia, por...
Pëlqej
Drejtori I Red Bull, Christian Horner, tashmë nuk e mohon se edhe mund të ketë ndonjë urdhër skuadre për garën e fundit të Formula 1 në Abu Dhabi, në të cilin do të vendoset edhe titulli kampion për pilotë. Mark Ëebber, në teori si piloti I dytë I skuadrës, e ka më të lehtë për t’ia arritur. Pikërisht për këtë Horner komenton, “ Gjatë gjithë vitit nuk kemi dhënë asnjë urdhër pilotëve dhe do të ishte një fatkeqësi po ta bënim në Abu Dhabi. Kjo gjë do të varet edhe nga pozicioni që do të ketë Alonso në garë. Në çdo rast, këtë vit i kemi bërë shumë dhurata kundërshtarëve”, ka përfunduar Horner.(albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori