"Horror" në Shkodër
Ndeshje e çmendur ajo mes Vllaznisë dhe Bylisit e përfunduar para pak minutash. Ndeshja ishte sa spektakolare aq edhe e rrallë për kampionatin shqiptar të futbollit.

Ndeshja u mbyll në barazim 3-3 dhe u luajt për 112 minuta për shkak të dëmtimit të Popoviç. Pas kësaj arbitri i takimit, Enea Jorgji akordoi 13 minuta shtesë të cilat filluan në minutën e 99-të.

Minutat e fundit rezultuan të frikshme për miqtë, sepse kapiteni mik Dimo u shtri në fushë pa ndjenja dhe u transportua nga ambulanca për të marrë ndihmë më të specializuar në spitalin e Shkodrës.

Tranjeri i ri i shkodranëve, Rudi Vata e nsi kështu me barazim debutimin e tij në stolin e Vllaznisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori