Hoxha: Ju tregoj pse dolëm kampion
Alban Hoxha, në emisionin Gol pas Goli në Supersport, foli pas fitimit të titullit kampion: “Është shumë bukur të fitosh titullin, pak e provojnë. Kënaqësi e veçantë, dyfish kur je kapiten. Kemi pasur momente të mira dhe të vështira, ia dolëm ta marrim Kupën. Shpresoj të vazhdojmë si Skënderbeu. Shumë pak vetë kishin besim, nuk e mendonin se do dilnim kampion. Mala e Asani u përshtatën dhe treguan rritje. Erdhi dita dhe erdhëm te kjo ditë”.

"Mbaroi kampionati, do përqendrohem te ndeshjet e kombëtares. Nesër grumbullohemi. Uroj të na bjerë ekip i lehtë në Europë. Na duhen 2-3 lojtarë dhe do shohim në vazhdimësi".

"Në mbrojtje kemi qenë shumë mirë. Kundërsulmi ka qenë arma jonë më e fortë. Këto të dyja na kanë nxjerrë kampion. Normalisht një ekip duhet të ketë një ide loje, ne e kishim të mbroheshim dhe të kundërsulmonim. Kjo ishte efikase dhe dolëm kampion".

"Dy herë e kam menduar, kur dolëm barazim me Kukësin. Aty mori rrjedhë tjetër kampionati dhe më pas në ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë, që doli 0-3, u binda plotësisht. Gjithsesi mundohesha të mbaj ekipin me këmbë në tokë. Ato ishin dy momentet që menduam titullin". /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori