Hoxha në studion e "Pressing": Ky derbi ndryshe, shitja e biletave mbetet problematike
Gazetari i njohur, Artan Hoxha, është i ftuar në “Pressing”, në ABC News, aty ku ka folur për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh: “Që në momentin kur ka nisur shitja e biletave, deri sot pasdite, ishte e pamundur të mos rrije në radhë me orë të tëra.

Ti mund të hapësh 10 pika, por ti ia lë një pikë që nuk çfarë të bëjë i shkreti. Kanë punuar me orare të tejzgjatura dhe është problem se nuk do t’i përballojnë. Problemi është te uria e tifozëve të Tiranës për bileta dhe unë jam interesuar sot pasdite: Është e pamundur për të gjetur bileta te sektori i Tiranës. Njerëzit që më kërkonin t’i ndihmoja për bileta ishin të shumtë. Komoditeti këtu ndikon më tepër.

Kam parë tre breza që kërkojnë bileta, edhe femra ka shumë. Nesër do të jetë numri mjaft i madh. Do të jetë një sfidë e madhe edhe për forcat e sigurisë, pasi rivaliteti mes tifozerive është i madh. Ka shumë ndryshim me ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës”.
Shtuar më 12/12/2019, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori