Hugo Lloris mungon për Francën në Ligën e Kombeve
Franca nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e gardianit të Tottenham Hotspur, Hugo Lloris pasi nuk është i gatshëm të paraqitet në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, i cili fillon gjatë kësaj fundjave.

Portieri 31-vjeçar raportohet se ka lënduar muskujt dhe do të duhet të pushoj së paku në dhjetë ditët e ardhshme.

Portieri nuk luajti edhe në humbjen e skuadrës së tij kundër Watfordit me rezultat 2-1.

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps pritet ta zëvendësojë me portierin e Montpelliers, 27-vjeçarin Benjamin Lechont.

Ndryshe, francezët do të jenë gjatë të enjtes mysafirë të gjermanëve, ndërsa të dielën do të mirëpresin holandezët.
Shtuar më 04/09/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori