Huliganët e Ajax sulmojnë tifozët e Milan (VIDEO)
Orët e fundit është përhapur në internet një video që lidhet me ndeshjen e djeshme Ajax-Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League dhe ku protagonistë janë një grup ultrasish të Ajax, të cilët kanë sulmuar disa tifozë kuqezinj.

Gjithçka ka ndodhur në një prej metrove të Amsterdam ku mbështetës të "Shigjetarëve" kanë nisur të sulmojnë pa asnjë shkak tifozët e Milan, të cilët nuk ishin as të organizuar, por në fakt dukeshin të frikësuar nga ajo që po ndodhte.

Gjithçka përfundoi me mbërritjen e forcave të rendit. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2013, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori