Huliganët përplasen me policët, stadiumi kthehet në arenë lufte (VIDEO)
Ka mjaftuar shumë pak që përplasjet mes policisë dhe tifozëve në një ndeshje në Afrikë të ktheheshin në arenë lufte.

Plot 51 persona kërkuan ndihmën mjekësore pas lëndimeve të marra, ndërsa 12 të tjerë u arrestuan nga policia, në kaosin që shpërtheu në 90-minutëshin mes Esperance dhe Primeiro de Agosto e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Afrikës.

38 policë u lënduan nga goditjet me sende të forta të hedhura prej huliganëve. Kjo ndeshje u zhvillua në kryeqytetin e Tunisisë.

Skuadra vendase Esperance fitoi 4-2 ndaj rivalëve nga Angola, duke u kualifikuar për në raundin tjetër.
Shtuar më 25/10/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori