Humb "betejën" me koronavirusin ish-sportisti 35-vjeçar
Një lajm i rëndë për botën e sportit të regbisë në Francë, duke qenë se ish-lojtari, Kristofe Pras, ka vdekur këtë të mërkurë në moshën 35-vjeçare.

Ai ka luajtur për skuadrën Kombëtare franceze të regbisë U-18 dhe shumicën e karrierës e pati në nivelin amator.

Ishte Koronavirusi i tmerrshëm, që kohët e fundit po trondit mbarë botën me numrin e madh të të prekurve dhe viktimave, ai që i mori jetën francezit.

Ndërkohë lajmi u bë i ditur nga skuadra e FC Grenoble Rugby, e cila i përcolli ngushëllimet më të sinqerta gruas, 2 fëmijëve, familjes dhe të gjithë të dashurve.
Shtuar më 09/04/2020, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori