Humbet Dembele, mediat thonë se ai është nisur për aventurën e re
Pëlqej
Peter Bosz, trajneri i Borussia Dortmund, shpjegoi në një konferencë për shtyp pse Ousmane Dembele nuk ishte në stërvitje.

"Dembele nuk ishte në stërvitje sot. Ne nuk e dimë se ku është. Mundohemi për ta gjetur atë, por ne nuk po ia arrijmë", ishte shpallja e teknikut. Zhdukja e sulmuesit francez po përputhet me ofensivën e FC Barcelonës për të marrë shërbimet e tij.

Një ditë më parë ai kishte fshiu të dhënat e tij tek Borussia Dortmund në profilet e tij në rrjetet sociale. Shokët e tij janë të bindur se ai do të bashkohet me Barcan, edhe pse marrëveshja mes Barcelonës dhe Dortmund nuk është arritur.

Sipas 'Le Parisien', FC Barcelona do të jetë e gatshëm të paguajë 130 milionë euro për të nënshkruar me Ousmane Dembele, francezi është lojtari favorit për të zëvendësuar Neymarin e larguar së bashku me Coutinhon, përcjell Albeu.com.

Mediat franceze thotë se Dembele do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit. 20-vjeçarit do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare deri në qershor 2022, me një pagë vjetore prej 10 milionë euro neto. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2017, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori