Humb jetën 18 vjeçari nga Tetova, "Ballistët" në zi
Në orën 23:00 ka ndodhur një aksidеnt i rëndë në rrugën 160 në Tetovë ku një i ri 18 vjeçar ka ndërruar jetë.

Sipas informatave jozyrtare i riu që humbi jetën është Shpetim Luma ndërsa ka ngelur i lënduar rëndë E.M dhe B.Sh. të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit.

Bashkë me to në veturë kanë qenë edhe tre vajza të cilat janë me lëndime të lehta trupore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifo grupi "Ballistët" ka shprehur ngushëllimet për familjet duke njoftuar anëtarët se varrimi i Shpëtimit do të bëhet sot në mesditë.

Luma ishte anëtar i "Ballistëve" prej disa vitesh duke mbështetur skuadrën e Shkëndijes në ndeshjet jashtë dhe brenda Tetovës. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2019, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori