Humb jetën në aksident futbollisti i Afrikës së Jugut
Sulmuesi i Afrikës së Jugut dhe Free State Stars, Richard Henyekane, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

"Free State Stars shpreh ngushëllimet e përzemërta për vdekjen e sulmuesit Richard Henyekane në orët e para të mëngjesit të sotëm", thuhet në njoftimin e klubit afrikan.

"Henyekane po udhëtonte me katër pasagjerë të tjerë, kur ata ishin të përfshirë në një aksident tragjik. Futbolli i Afrikës së Jugut ka humbur një tjetër shpresë të madhe", vijon më tej njoftimi i Free State Stars. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori