E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Humbën ndeshjen, Kim Jong-un burgos kombëtaren
Një humbje e paprenueshme dhe që ndoshta do të caktojë fatin e lojtarëve të Koresë së Veriut. Lideri i vendit më të izoluar të botës, Kim Jong-un dha urdhër për të burgosur gjithë skuadrën kombëtare pas humbjes së 2 tetorit ndaj Koresë së Jugut për lojrat aziatike, ndeshja e parë mes dy vendeve që pas vitit 1978.

Gazeta zyrtare e Koresë së Veriut, "Rodong Sinmun" e ka cilësuar të turpshme paraqitjen e skuadrës, duke shkuar madje deri aty sa të flasë për ekzekutimin e lojtarëve. Lajmin që ka dalë edhe jashtë kufijve të vendit aziatik, po bën xhiron e botës.

Sipas informacioneve, lojtarët janë transferuar në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa diktatori nuk e ka komentuar humbjen por burime të afërta theksojnë se ai është shfaqur mjaft i nxehur.

Aktualisht, nuk dihet asgjë rreth fatit të lojtarëve, por është e sigurt që karriera e tyre si futbollistë tashmë ka marrë fund.

Sa për kronikë, Koreja e Jugut e fitoi finalen me një gol në minutën e parë të shtesës prej 30 minutash pasi 90 minutat e rregullta të finales u mbyllën në barazim pa gola. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori