Humbet përsëri, Shkëndija eliminohet në play-offin e Europa Leagues
Pëlqej
Dy penallti të humbura dhe një sërë mundësish të tjera kanë bërë që kampioni i Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës të eliminohet në play-off të Europa Ligës. Rosenborg e mundi Shkëndijën me rezultat të përgjithshëm 5-1, kurse në Shkup ata fituan me rezultat 2-0.

Golat për Rosenborg i shënuan Hovsen (67) dhe Reginiussen (83)
Shkëndija e ka humbur një ndeshje që e pati në duar të veta sonte kundër kampionit të Norvegjisë, Rosenborg.

Shkëndija e fillojë shumë më mirë këtë takim, me presion dhe disa herë rrezikuan portën e portierit të Rosenborg, Andre Hansen.

Presioni i shumtë bëri që të akordohet penalltiminutën e 20' për Shkëndijën por Besart Ibraimi nuk arriti të shënoi pasi që topin në shtyllë e devijoi portieri Hansen.

Ata patën edhe një mundësi të mirë për shënim, madje shënuan edhe një gol por që u anulua se ishte offside.

Pjesa e dytë po ashtu fillojë shumë më mirë për Shkëndijën ku u akordua përsëri penallti për tetovarët.

Përsëri penalltia huqet, por kësaj radhe nga Xhezair Emini në minutën e 48’të.

Kur nuk shënon pëson! Kështu ndodhi pasi që në minutën e 67, Hovlan shfrytëzon tollovinë në zonë të Shkëndijes dhe shënon golin e parë për mysafirët.

Rosenborg dyfishoi epërsinë në minutën e 83, kësaj radhe me Tore Reginiussen!

Kështu Shkëndija është skuadra e fundit shqiptare që eliminohet nga garat europiane.
Shtuar më 30/08/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori