Humbi Kupën Libertadores, dorëhiqet trajneri i Boca Juniors
Boca Juniors humbi Kupën Libertatores ndaj River Plate në ndeshjen e cila u zhvillua në Santiago Bernabeo.

Pas humbjes së këtij trofeu Presidenti i Boca Juniors, Angelici doli dje në një konferencë për shtyp, ku konfirmoi trajnerin Schelotto në stol, por gjërat morën një tjetër trajektore gjatë mbrëmjes së sotme.

Vetë tekniku Guillerme Barros Schelotto doli sot në një konferencë për shtyp, ku nuk pranoi pyetje nga gazetarët, por vetëm njoftoi se do të largohej nga drejtimi i Boca Juniorsit, duke mos dhënë as arsyet e këtij vendimi.

“Falënderoj të gjithë futbollistët, tifozët dhe klubin. Dua të largohem në paqe me tifozërinë. Kam përjetuar mbështetjen e tyre si lojtar dhe si trajner, ka qenë e pabesueshme”, tha tekniku në konferencën ku njoftoi largimin. /albeu.com/



Shtuar më 15/12/2018, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori