Humbi mundësinë për të tentuar kreun e grupit, Allegri: Ishim shumë të "shëmtuar"
Pëlqej
Massimiliano Allegri ka pranuar se ai është zhgënjyer nga Juventusi pas barazimit prej 1-1 ndaj Sportingut.

Një fitore do t’ia siguronte kualifikimin Juventusit në këtë takim, por Higuain u desh të barazonte rezultatin në këtë takim.

“Është zhgënjyese, pasi që kemi pasur rastin të vulosim kualifikimin dhe ne nuk e kemi bërë këtë. Tash e kemi Barcelonën dhe Olympiacosin, kështu që kualifikimi është ende i pasiguruar”.

“Jam i zhgënjyer sepse pjesa e parë ishte e keqe, e dyta pak më e mirë dhe kemi qenë pak kaotikë. Ne është dashur të jemi më të organizuar”.

“Ne mbajtëm rezultatin sonte që ishte gjëja e vetme e mirë nga kjo ndeshje”.

“Ishte aq e thjeshtë të fitojmë këtu dhe do të kishim kryer punën. Por, ky ekip ka pasur frikë të performojë. Është ende gjithçka hapur, duhet të shkojmë në Athinë dhe atje është sikur të luash në zjarr”, u shpreh Massimiliano Allegri.

Juventusi tash është në vendin e dytë me 7 pikë, tri pikë më pak se Barcelona në vendin e parë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori