Real Madrid humbi ndeshjen e javes së 10-të ndaj
Alaves në kuadër të La Ligas.
Alaves realizoi në minutën e pestë të ndeshjes nga një penalti dhe dyfishoi
rezultatin pas një gabimi të Courtois,
Zidane u shpreh i zhgënjyer me
rezultatin.
"Nuk kam shpjegim për këtë, sot përjetuam disa momente të mira dhe disa të këqija. Kur ata shënuan golin aq herët, gjërat u komplikuan për ne", u shpreh francezi në intervistën pas
lojës.
"Ndeshjen e kaluar në Milano luajtëm mirë, dhe sot … është realitet, realitet për ne. Çka duhet të bëjmë është të rikuperohemi dhe të ndryshojmë dinamikën. Nuk kemi vazhdimësi të formës", tha ai.
"Është fillimi më i keq i sezonit për ne, ne nuk mundëm as të ndryshojmë rrjedhën e
lojës dhe kjo më brengos tepër", deklaroi
Zidane.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 09:29