Humbi pas 40 ndeshjesh, ja çfarë thotë Zidane
Zinedine Zidane i dha mbrëmë fund një serie prej 40 ndeshjesh pa humbje, teksa u përmbys nga Sevilla e Sampaolit. Strategu francez gjithsesi mbron futbollistët duke thënë se ai ata bënë maksimumin.

"Luajtëm një ndeshje të madhe. Duhet të vazhdojmë siç kemi bërë deri më tani. E dinim se do të ndodhte një ditë që edhe do të humbisnim. Kemi luajtur me personalitet, por ndoshta duhej të ndryshonim kundër të njëjtit kundërshtar, pas dy ndeshjeve.

Jemi krenarë për 40 ndeshje radhazi pa humbje. o të analizojmë gjithçka, për të parë nëse mund të përmirësojmë diçka. Personalisht jam i kënaqur me përmbajtjen, i zhgënjyer nga dy golat.", tha ai ndër të tjera për mediat iberike.


Shtuar më 16/01/2017, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori