Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan
Ibrahimovic është ndarë i pakënaqur me barazimin ndaj Hellas Veronas dhe ka konfirmuar se nuk do e gjuaj penalltinë e
radhës.
Suedezi humbi penalltinë e tretë radhazi, por shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të ndeshjes.
Ibrahimovic ka deklaruar se penalltitë e
radhës do t’ia lërë Franck Kessie, derisa theksoi se duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet e
radhës.
"Jam i zemëruar, sepse barazimi nuk ishte i mjaftueshëm".
"Kishim shumë shanse, humba penalltinë dhe jam duke menduar t’ia lë penalltinë e
radhës Kessie. Ndoshta do ishte më mirë".
"Duke parë tabelën momentale, ne duam të fitojë çdo ndeshje", deklaroi ai.
AC Milani është lider i Seria A me 17 pikë, dy më shumë se Sassuolo.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 08:31