Humbi skuadra e Foggia, futbollistit i djegin makinën
Mbrëmja e së shtunës nuk ka qënë aspak e qetë për futbollistët e Foggia, që janë sulmuar nga pjesëtarë të grupit ultras për shkak të humbjes së derbit kundër Lecce.

Pietro Iemmello, Massimo Busellato dhe mbrojtësin Franco Sannella kanë qënë objektiv i sulmeve me lëndë plasëse, që kanë dëmtuar në këtë mënyrë pronat e futbollistëve. Franco Sannella posedon aksione të fabrikës "Tamma", e cila ka pësuar dëme materiale, ndërkohë që automjeti i Iemmello është shkrumbuar tërësisht.

Busellato ka qënë futbollisti që është dëmtuar më pak, pasi mbrojtësi ka gjetur vetëm lëndë plasëse në kopshtin e tij, por pa shkaktuar dëme.
Shtuar më 10/03/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori