Humbja e Barcelonës ndaj PSG-së, Laporta: Kam vuajtur si gjithë tifozët
Joan Laporta edhe pse tregon se ka vuajtur shumë për humbjen e Barcelonës, 4-1 ndaj PSG, beson se akoma është herët për të pranuar se gjithçka ka mbaruar.

Ndër vite kemi qenë dëshmitar që në ndeshjen e Ligës së Kampionëve gjithçka është e mundur, madje edhe atëherë kur jeni duke humbur 4-0.

Njësoj mendon edhe kandidati presidencial për Barcelonë, Joan Laporta, i cili thotë se akoma nuk është mbyllur ndeshja.

"Unë fillimisht nuk thash ndonjë gjë për këtë ndeshje. Kam vuajtur në heshtje si çdo tifozë tjetër i Barcelonës. Nuk mund të themi se ka marrë fund gjithçka", u shpreh ai.

Laporta mund të zgjedhet president i Barcelonës tre ditë para se të zhvillohet ndeshja e kthimit ndaj PSG.

Rikujtojmë që zgjedhjet në kampin blaugranas do të mbahen më 7 mars.
Shtuar më 18/02/2021, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori