Humbja kundër Barcelonës i ka kushtuar Interit 12.2 milionë euro
Dështimi i Interit për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve do t’i kushtojë klubit zikaltër 12.2 milionë euro, përkundër që klubi i theu rekordet për më së shumti përfitime nga një ndeshje e vetme.

Calcio e Finanza raporton se dështimi i Interit për t’u kualifikuar në mesin e 16 klubeve më të mirë në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë klubit 12.2 milionë euro, të cilat do të vinin nga shitja e të drejtave televizive dhe bonuset e UEFA-s.

Interi, gjatë fazës së grupeve, i fitoi 40.7 milionë euro nga ecuria në Ligën e Kampionëve, mirëpo ata mund të fitojnë edhe 2.4 deri në 5.4 milionë shtesë, varësisht nga ecuria e Juventusit, Napolit dhe Atalantas në garë.

Calcio e inanza raporton se Interit do t’i duhet ta fitojë Ligën e Evropës dhe të luajë në Superkupën e Evropës për t’i kompensuar paratë e humbura nga disfata e mbrëmshme kundër Barcelonës.

Ndërkohe, zikaltrit i nxitën 1,818 tifozë të vijnë të martën në mbrëmje në stadiumin San Siro për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër gjigantit spanjoll, duke i fituar kështu 7.8 milionë euro nga ndeshja.

Ky është një rekord i ri në Itali, pasi që rekordi paraprak kishte qenë për ndeshjen mes Interit dhe Juventusit në tetor, ku ishin fituar 6.5 milionë euro nga 75,923 tifozë të pranishëm në stadium.
Shtuar më 11/12/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori