Humbja kundër Chelseat, Klopp "shfryn" ndaj gjyqtarit
Liverpool ka marrë një humbje drastike në shtëpi mbrëmjene e djeshme kundër Chelseat, me rezultat 1-2.

Trajneri i "The Reds" ka qënë shumë i zhgënjyer me këtë rezultat negativ të skuadrës së tij, madje nuk ka mbetur i kënaqur as me përdorimin e Video Assistant Referee (VAR), pasi mendon se goli i parë i Chelseat ishte shënuar në pozicion jashtë loje.

Ndër të tjera Klopp ka "shryrë" edhe ndaj gjyqatrit duke thënë se ka marrë vendime të agbuara në këtë ndehsje.

Mendoj se goli i parë ishte pozicion jashtë lojë. Nuk mendoj se gjyqtari ishte dashur ta shohë. Për mua, tre lojtarë ishin në pozicion jashtë loje, dy ishin të sigurt, të gjithë e vërejtëm këtë madje edhe Barkley ishin pak në pozitë jashtë loje”, ka thënë Klopp.

“Ata e shikuan dhe nuk menduan se ishte pozicion jashtë lojë. Duhet ta pranojmë këtë. As gjuajta e lirë nuk ishte ndërhyrje e parregullt. Nuk mendoj kështu, ai lufton për topin dhe as nuk e mban këmbën lart”.

“Gjyqtari ishte në një pozitë të mirë dhe ai e konsideroi si të rregullt. Për fat të keq kishte shumë raste të tilla gjatë ndeshjes dhe këto momente janë vendimtare”./albeu.com/


Shtuar më 27/09/2018, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori