Humbja me Borussian na çon në Europa League
Jose Mourinho është prezantuar më serioz se kurrë në konferencën për shtyp që paraprin transfertën me Borussia Dortmund. Trajneri i Real Madrid gjithsesi nuk kërkon të reflektojë frikë te futbollistët e tij dhe nuk kërkon të "qajë" për mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes.

"Mendoj se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të vështira të sezonit tonë, por me këtë që them nuk dua të justifikohem për faktin e mungesave me të cilat skuadra ime duhet të përballet. Fatkeqësisht jemi në një grup ku nuk do të mjaftojnë 10 pikë për të siguruar kualifikimin, por 18 të plota. Nëse vetëkënaqemi dhe shkojmë të luajmë duke bërë llogaritë në Dortmund rrezikojmë që të bëjmë një ndeshje jashtë normave tona dhe në fund të rrezikojmë një humbje të mundshme, një rezultat, i cili mund të na dërgonte në Europa League, por unë nuk dua ta mendoj këtë gjë, sepse për ndryshe do të fusja veten time dhe të gjithë skuadrën në mendim të frikshëm. Por, rreziku ekziston, sepse Dormundi e tregoi forcën e tij kundër Mançester Sitit, por mbi të gjitha statistikat e forta kundër nesh në Gjermani janë ajo që më trembim edhe më shumë", u shpreh "Special One".

"Gjermania një tabu? Vjet kemi pasur shumë tabu me të cilat jemi përballur dhe në fund i kemi thyer ato. Prandaj, tani kemi përballë një problem që Reali duhet të kalojë kundrejt skuadrave gjermane dhe unë kam bindjen se duke e sulmuar që në fillim një ekip të madh si Borussia, mund ta frikësojmë atë dhe të vëmë lojën tonë në shina", përfundoi fjalën e tij Jose Mourinho.

Supersfida Borussia Dortmund - Real Madrid luhet sonte në ora 20.45 në "Signal Iduna Park". /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2012, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori