Humbja me Serbinë zbret Shqipërinë në renditjen e FIFA -s
Kombëtarja shqiptare humbet 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, pavarësisht fitores me Armeninë dhe kualifikimit historik për në “Euro 2016”.

Në klasifikimin e këtij muaji, skuadra jonë kombëtare e sheh veten në vendin e 36, me 723 pikë. Duket se, ajo që ka ndikuar më shumë në humbjen e pozicioneve në renditjen e FIFA-s të skuadrës sonë përfaqësuese, ka qenë pikërisht sfida me Serbinë, e humbur në sekondat e fundit me rezultatin 0-2.

Përsa i përket vendeve të para, ajo që të bie në sy është ngjitja në krye të këtij klasifikimi e Belgjikës, me 1440 pikë. Në vendin e dytë qëndron ende Gjermania, ndërsa Argjentina ka zbritur në vendin e tretë, me 1383 pikë.
Shtuar më 05/11/2015, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori