Humbja ndaj Atleticos, këto janë fjalët e Koeman
Skuadra e Barcelonës humbi dje ndeshjen në udhëtim ndaj Atelticos me rezultatin minmal në 1:0.

Falë golit të Carrascos, djelmosaht e Simeones triumfuan ndaj një Barcelona që nuk tregoi asgjë.

Pas kësaj ndeshje trajneri, Koeman u pa shumë i shqetësua me faktin se si skuadra e tij e pranoi golin në atë mënyrë.

"Është shqetësuese. Për një ekip të madh të pranojë gol të tillë… nuk mund të ndodhë, sepse ishte minuta e 47-të, ne e kishim topin dhe ata shënuan për 1:0", tha Koeman.

"Ne e kontrolluam lojën dhe e dinim se ishte e vështirës të krijonim shumë shanse. Si çdo trajner, unë jam përgjegjës për rezultatet e ekipit", shtoi ai.
Shtuar më 22/11/2020, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori