Humbja ndaj Cadiz, Busquets kritikon katalanasit
Bacelona humbi ndeshjen ndaj Cadiz CF në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Barça krijoi raste të mira për rikthim, me portierin e Cadiz, Jeremias Ledesma, u tregua vendimtar në fazat e mbylljes së ndeshjes.

"Blaugranët" nuk kishin fuqi ta kthenin rrjedhën e lojës në favorin e tyre dhe në fund humbën me rezultat 2-1.

"Është shqetësuese që kemi gjithë këto humbje, sa më shumë që humbim sa më shumë ikim nga kreu", tha për "Marca" spanjolli.

"Ne reaguam pas golit të parë, por goli i dytë na kushtoi shumë, kur dukej se do të kthenim lojën bëmë edhe një gabim", tha ai.

"Gabimet individuale na kanë kushtuar këtë sezon, në Ligën e Kampionëve ekipi duket se luan ndryshe, në dy humbjet e fundit ishin gabimet që vendosën ndeshjet", përfundoi Sergio Busquets.
Shtuar më 06/12/2020, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori