Humbja ndaj Liverpool, Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës
Granit Xhaka mbeti i befasuar nga humbja e Arsenalit 3-1 ndaj Liverpoolit në Premier League.

BeIN Sports raporton se futbollisti shqiptar u dëgjua duke i bërtitur shokëveskuadrës “keni frikë”, pasi i është lënë shumë hapësirë kundërshtarit.

Xhaka luajti përkrah Mohamed Elneny në qendër të mesfushës, por dyshja e Arsenalit nuk ishte në gjendje ta merrte nën kontroll lojën. Ishin vendasit që e mbizotëruan topin shumicën e kohës dhe Xhaka kishte shprehur këtë pakënaqësi ndaj shokëveskuadrës madje duke i kritikuar në dhomat e zhveshjes.

Kujtojmë që pas minutës së 60’ Xhaka i zëvendësua duke i lënë vendin Dani Ceballos.

Shtuar më 29/09/2020, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori