Humbja ndaj Lyon, më në fund flet edhe Ronaldo
Pas humbjen në ndeshjen e parë ndaj Lyon trajneri Sarri dhe shumë lojtarë dhënë prononcimet e tyre, por jo Ronaldo i cili ka zgjedhur të flas disa orë pas ndeshjes.

Ish-sulmuesi i Real Madridit shprehet se do të luftojnë për kualifikim edhe në “Allianz Stadium” ku do t’i presin francezët në ndeshjen kthyese.

"Nuk ishte rezultati që dëshironim. Kemi edhe 90 minuta në Torino dhe jemi të sigurtë se do të kalojmë tutje", ishte shkrimi i Ronaldos.

Juventusi do të ketë një test shumë të vështirë kundër Interit si vendas, me çka pritet që 35-vjeçari ta lërë shenjën e tij në këtë sfidë.

Ndeshja kundër Lyonit luhet pas tre javësh, e cila pritet të dhurojë spektakël pasi llogaritë për skuadrën që do të kalojë tutje janë ende të hapura.
Shtuar më 27/02/2020, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori