Humbja turpëruese, Milani "hap portofolin" për Ibrahimovicin
Milani është duke zhvilluar një sezon katastrofik duke qenë aktualisht shumë larg pritshmërive.

Humbja me Atalantën në transfertë me shifrat 5-0 ka ndezur alarmin tek kuqezinjtë. Sipas mediave italiane, drejtuesit kuqezinjë pritet të rrisin ofertën për Zlatan Ibrahimovic i cili kërkon 6 milionë euro në sezon.

Sulmuesi suedez ende nuk ka vendosur se ku do të vijojë karrierën pas aventurës në futbollin amerikan. 38 vjeçari dëshiron një rikthim tek Milani pasi është shprehur se klubi Italian është shtëpia e tij e dytë.
Shtuar më 23/12/2019, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori