Humbje e papritur për Partizanin, Gega: Përgjegjësia ime
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ishte si rrallë këtë sezon i zhgënjyer, pas humbjes ndaj Luftëtarit. Për "Gol pas goli" trajneri i të kuqve foli për disfatën e papritur kundër gjirokastritëve.

Sërish humbje me Luftëtarin: "Jemi ndeshur dy herë dhe e konsiderova mungesë impenjimi në kupë. Sot skuadra ishte shumë e impenjuar, pati entuziazëm, por mungoi vëmendja në disa momente. Luftëtari shfrytëzoi gabimet tona, më vjen shumë keq për lojtarët dhe tifozët. Përgjegjësi kryesor jam unë, natyrisht, ndaj ndihem keq, sepse jemi shumë pranë objektivit madhor dhe jam shumë i zhgënjyer.

Mungesë serioziteti ? "Jo, skuadra e mori shumë seriozisht. Presioni ndoshta u rrit nga loja e dobët që bëmë në pjesën e parë, nuk patëm forcën e duhur. Në pjesën e dytë hodhëm në fushë gjithë arsenalin që kishim, por ishim të zbehtë në sulm dhe e pësuam në kundërsulm. Luftëtari pati pak raste, i shënoi, ndryshe nga ne". /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori