Humbje katastrofike për "shpresat" e Kombëtares
Humbja e Kombëtares Shqiptare 0-1 përballë Portugalisë e kemi përjetuar që të gjithë mjaft keq, aq më tepër që kjo humbje erdhi në fund të lojës.

Mirëpo, ajo që ndodh me ekipin e shpresave të Kombëtares sonë është edhe më dramatike.

Shqipëria U21 ka pësuar një humbje dramatike me rezultatin 1-6 përballë Portugalisë U21.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e thellë 0-4, ndërkaq që edhe 3 gola të tjerë janë shënuar në pjesën e dytë.

Ekipi portugez i të rinjve ka dominuar thuajse të gjithë lojën, duke lënë shumë pak hapësira për lojtarët shqiptarë.

Portugalia U21 përmes sulmeve të vazhdueshme ka shënuar plot 6 gola.

Shqipëria U21 ka menduar për "krenarinë" e vet, duke shënuar një gol në minutën e 83-të, i nisur si aksion nga kuqezinjtë dhe i mbyllur nga Latifi. /Albeu.com/
Shtuar më 08/09/2015, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori