Humbje shokuese, Manchester City mposhtet nga Lyoni (VIDEO)
Pëlqej
Manchester City ka pësuar një humbje shokuese sonte kundër Lyonit
me rezultatin 1-2 në "Etihad Stadium", ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Miqtë shënonin të parin me anë të Maxwell Conet në minutën e 26', ndërsa goditja e madhe vjen në minutën e 43' me golin e Nabil Fekir.

Cityzens zgjohen nga gjumi në minutën e 67' me golin e Bernardo Silva, por që nuk ka vlerë pasi ky është rezultati i ndeshjes.

Kështu Lyoni i jep një shpullë Cityt të Guardiolës dhe i rrëmbenë tre pikët e para në Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori