Hummels dhe Alaba mungojnë ndaj Werder Bremen, Lewandowski i gatshëm
Pëlqej
Skuadra e Bayernit ka marrë një lajm të madh përpara ndeshjes me Werder Bremen.

Dyshja e mbrojtjes Alaba dhe Hummels do të mungojnë kundër Bremenit, por është rikthyer Lewandowski, thotë trajneri Jupp Heynckes.

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka konfirmuar se skuadra do të përballet të dielën me Werder Bremen në mungesë të sëmurëve, David Alaba dhe Mats Hummels.

Lewandowski ka bërë përparim në stërvitje. Ai ka thënë se nuk ndien më dhimbje. Ai është gati”, tha Heynckes.

“Mats është ftohur dhe pastaj ka pasur edhe ethe. Ai është rikthyer në terren duke bërë punë të lehta fizike, por nuk do të rrezikohet kundër Bremenit. Kurse David Alaba ka një infeksion, kështu që ai nuk ka trajnuar dhe po mbahet larg ekipit”, shtoi mes tjerash Heynckes. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori